Në Tiranë ra suvaja, por ja çfarë ndodh në një nga shkollat e Durrësit (FOTO)

Postuar: 12/02/2018 - 20:39

   Paraditen e sotme, shkëputja e një pjese të suvasë së tavanit në një klasë të shkollës 9-vjeçare ‘Osman Myderizi’ në kryeqytet la të lënduar mësuesen Elbarina Toshkollari.

Fatmirësisht mësuesja mori lëndime të lehta, por ngjarja e sotme është dëshmi e kushteve të vështira në të cilat zhvillohen orët mësimore në shumë shkolla të Shqipërisë, madje edhe tek ato të rikonstruktuara së fundmi.

Duke marrë shkas nga ngjarja e sotme në Tiranë, DurrësLajm po publikon disa nga fotot e shkrepura gjatë një vizite të përfaqësuesve të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në shkollën e mesme “Leonik Tomeo”.

Më shumë sesa nisma “Edukimi përmes kulturës” që zhvillohej disa ditë më parë në një nga klasat e kësaj shkolle të mesme, tërheq vëmendjen suvaja e njërës prej faqeve të murit dhe një pjese të tavanit.

Ato që në sfond mund të duken si harta gjeografike apo historike, janë në të vërtetë “hartat” e lagështirës, që ka krijuar një ambient aspak të përshtatshëm për zhvillimin e orëve të mësimit.

Pa dashur të bëjmë “Kasandrën” (parashikuese e famshme e lashtësisë), publikimi i këtyre fotove mund të sjellë në vëmendjen e autoriteteve ndërhyrjen që duhet realizuar nëpër klasa, për t’i kthyer ato në ambiente të përshtatshme për zhvillimin e orëve të mësimit.

Në nëntor të vitit të kaluar, në shkollën 9-vjeçare "Vesel Brama" në fshatin Kurcaj të njësisë administrative Nikël, në rrethin e Krujës u ndërpre mësimi, pasi gjatë orës së pushimit, në klasa të ndryshme, ranë copa suvaje, aq sa mësuesit kujtuan se po binte tërmet.

Fati qe në anën e nxënësve, të cilët nuk ndodheshin nëpër klasa në momentin kur ndodhi ngjarja.

Nuk duhet pritur që ngjarjet të ndodhin, e më pas autoritetet të kujtohen se është e nevojshme ndërhyrja!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Shqipëria bën pjesë te vendet me aktivitet të lartë sizmik.

   Përmes një deklarate, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka sqaruar ndryshimin e çmimeve të teksteve shkollore për sistemin e ri

Sot dhe në fundjavë, moti mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare; më të shpeshta në mesditë dhe orët e pasdites kur priten shira afat

Tragjedia në Genova që shkaktoi vdekjen e 39 personave, ka vënë në alarm edhe autoritetet shqiptare.

Tri lokale janë mbyllur ditën e sotme në zonën e Jalës nga AKU, për shkak se kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë u

Pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016-s, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano Shullazin dhe

Një familje nga Durrësi prej gjashtë anëtarësh, dy prindërit dhe katër fëmijët e mitur, kanë shpëtuar për mrekulli këtë të premte, pasi m

Shifrat zyrtare të Policisë Greke tregojnë një rritje të numrit të sasive të sekuestruara të hashashit në veri të vendit fqinj, në zonën

Gjashtë anëtarë të një familjeje nga Durrësi mbetën të lënduar lehtë, pasi makina tip “Volvo” me të cilën ata po udhëtonin, u përplas me

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat qëndrore dhe në zonat jugore.