Riatdhesohen me tre avionë, 160 shqiptarë

Postuar: 13/12/2017 - 21:14

   Gjatë pasdites së sotme, në Aeroportin e Rinasit janë kthyer me tre avionë të posaçëm, 160 shtetas, të cilët kishin abuzuar me kërkesat për azil nga Gjermani, Angli dhe Francë.

Ditën e sotme janë rikthyer në atdhe: 69 shtetas shqiptarë të deportuar nga Gjermania, 31 shtetas janë kthyer nga Franca, ndërsa 60 shtetas të tjerë janë kthyer nga Anglia.

Vetëm gjatë tre muajëve të fundit janë riatdhesuar 2559 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si: Franca, Belgjika, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia, ku 1063 shtetas kanë kërkuar azil, dhe 1496 shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në hapësirën Schengen.

“Policia e Shtetit do vazhdojë në përputhje të plotë me detyrat që i ngarkon ligji për Policinë e Shtetit, të rrisë dhe të kontrollojë masat e kalimit të shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kufirit në Republikën e Shqipërisë. Asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së, mos shpërdoroni para dhe kohë! Respektoni rregullat e lëvizjes dhe afatet e qëndrimit në hapësirën Schengen”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Në një kohë kur Anna Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjerë Vebi Veliaj, ka fituar dëshminë e trashëgimisë në gjykatën e Tiranës, dh

   Një 18-vjeçare nga Shqipëria është krenaria e kolegjit St. Francis në Brooklyn për këtë vit.

   Metodi Marku, shprehet se fundjava do të shoqerohet me reshje të dendura shiu të cilat mund të shkaktojnë përmbytje sidomos në zonën e

   Shërbimi i Urgjencës në Pediatrinë e QSUT po përballet me një fluks tepër të lartë urgjencash, pasi për shkak të gripit sezonal, numri

   Ditën e sotme, Departamenti i Pedagogjisë i FE të UAMD-së organizoi në Muzeun Arkelogjik të qytetit të Durrësit, workshop-in “Gjer

   Arrin në 20 numri i të prekurve nga virusi i fruthit në vendin tonë.

Detaje të reja janë mësuar sa i përkes sasisë së heroinës që u kap në autobusin e linjës Korçë – Selanik gjatë kontrollit në Kapshticë.

Flutura Kona, kryetare e grupit të Këshilltarëve të LSi- së në Këshillin Bashkiak të Durrësit, është shprehur kundër ndërtimit të projekt

Ministria e Drejtësisë me qëllim përmirësimin e kushteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimev

Pas tentativës dhe kërcënimit se nëse nuk do të takonte Arta Markun do të vetëflijohej, kryeprokurorja ka pritur në një takim një çift ng