Trafik droge nga Durrësi, në gjyq 'i forti' me "Ferrari" e "Porsche"

Postuar: 07/12/2017 - 10:12

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të dërgojë në gjykatë Kacjolin Zefin, i cili njihet në Shkodër si person me precedent të theksuar kriminalë. Së bashku me Kacjolin Zefin, i pandehur është marrë dhe Ferid Halili. Zefi konsiderohet si 'i forti' i Shkodrës, ndërkohë që veç dosjes së trafikimit të narkotikëve mbetur në tentative, ndaj zefit është nisur dhe një procedim penal për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penalë”.

Kacjolin Zefi u arrestua më 26 nëntor 2016 i akuzuar për trafik droge nga porti i Durrësit. Rreth 700 kg lëndë narkotike u sekuestrua në portin e Durrësit e ngarkuar në një kamion. Fillimisht policia kufitare ka ndaluar drejtuesin e kamionit, por pas dëshmive ai u la i lirë dhe u shpall në kërkim pronari i firmës së konfesioneve, 51-vjeçari Kacjolin Zefi, banues në Shkodër. Destinacioni i lëndës narkotike ishte tregu italian. Biznesmeni Zefi u kap më 26 nëntor 2016 në Aeroportin e Rinasit, i cili po kthehej nga Italia për në Shqipëri.

Pasuritë e sekuestruara
Gjatë 27 shtatorit 2017 me urdhër të gjykatës së Shkodrës, u bë sekuestro e pasurisë së biznesmenit Kacjolin Zefi. Sipas policisë së shtetit, Kacjolin Zefit i janë sekuestruar 246 m2 pasuri e paluajtshme dhe 3 automjete luksoze me vlerë 310 mijë euro makina dhe apartamente. Automjetet i përkasin markave luksoze si "Ferrari", "Porsche" dhe "Peugeot".

Nën sekuestro:

a) Apartament 78 m² në qytetin e Shkodrës

b) Ndërtesë 100m²

c) Truall 53 m² me 15 metra objekt,

d) 3 automjete në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi, si më poshtë:

-Automjeti tip "Ferrari" me vlerë rreth 200 mijë euro,

-Automjeti tip "Porsche" me vlerë rreth 100 mijë euro,

-Automjet tip "Peugeot" me vlerë 10 mijë euro.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Brendshme kanë përgatitur një udhëzim të përbashkët mbi kufizimet e qarkullimit të

   Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë takimit të KE-së me Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, u shpreh se përgjigja e v

   Ditën e mërkurë, maturantët do të japin provimin e fundit të Maturës Shtetërore, atë me zgjedhje, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit

   3 protestuesit e fundit që mbaheshin në burg pas tubimit kundër vendosjes së tarifës së kalimit në rrugën e Kombit janë liruar gjatë d

   Pavarësisht nismës së marrë nga ana e qeverisë për largimin e qeseve plastike nga përdorimi, qytetarët në Durrës vijojnë t’i përdorin

Gjatë mesditës së sotme u raportua rrëmbimi i një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar në Prishtinë.

35 të rinj nga 12 vende të ndryshme europiane në zyrën rajonale të punësimit.

Aksidentet kohët e fundit, ku të plagosur ose viktima kanë qenë këmbësorët ka bërë që policia të marrë një sërë masash, duke gjobitur me

Mbikalimet ofrojnë lehtësi dhe siguri në qarkullimin e këmbësorëve, por ka raste kur ndërtimi i tyre është bërë larg standardeve të duhur

Një shumë financiare prej 100 mijë euro besohet se është paguar për të krijuar audio-përgjimin e rremë mes dëshmitarit X, Albert Veliu dh