Në kuadër të plan-operacionit "Vjeshtë 2017", policia i ka sekuestruar një personi të arrestuar për trafik droge, 246 m² pasuri e paluajtshme dhe 3 automjete luksoze me vlerë 310 mijë euro.

Më 26.09.2017 nga strukturat e D.V.P. Shkodër në bazë të procedimit penal nr. 194 të datës 12.02.2017 "Pastrim i produkteve të veprës penale" u bë ekzekutimi i vendimit të sekuestros preventive të vendosur nga Gjykata e Shkallës se Parë Shkodër me vendim nr. 825 me datë 22.09.2017, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi (arrestuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” me date 29.11.2016), ku janë sekustruar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:

a) Apartament 78 m² në qytetin e Shkodrës

b) Ndërtesë 100m²

c) Truall 53 m² me 15 metra objekt,

d) 3 automjete në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi, si më poshtë:

-Automjeti tip "Ferrari" me vlerë rreth 200 mijë euro,

-Automjeti tip "Porsche" me vlerë rreth 100 mijë euro,

-Automjet tip "Peugeot" me vlerë 10 mijë euro.