Një lokal në Koplik, Malësi e Madhe, është goditur nga Policia gjatë operacionit të koduar “MULTIGAMES”, pasi dyshohet se ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Sipas Policisë, në pranga ka rënë 47-vjeçari me iniciale A.K., punonjës i lokalit, ndërsa administratori 51-vjeçar E.C. është shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit janë sekuestruar 6 makineta elektronike për lojëra fati, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një grirëse për lëndët narkotike.





