Policia ka identifikuar njërin prej autorëve që grabiti me dhunë karburanti në Bulqizë, ngjarje e cila ka ndodhur rreth orës 00:54. Dy persona të maskuar u morën punonjësve të karburantin gjiron ditore dhe u larguan menjëherë nga vendngjarja. Në pikën e karburantit në Bulqizë autorët dyshohet se kanë marrë 18.300 lekë, ndërsa në pikën tjetër, në Fushë-Bulqizë, kanë grabitur 38.600 lekë. 

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe sekuestruar një automjet tip “Toyota”, pa targa dhe një motomjet. Ato janë sekuestruar nga ana e policisë, ndërkohë që dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu arratisur.  Policia po punon për kapjen e personit tjetër.