Militantët Huthi, të mbështetur nga Irani në Jemen, kryen sulme me dronë dhe raketa në kryeqytetin saudit, Riad, dhe në centralet energjetike në bregdetin e Detit të Kuq.

Tymi i zi u ngrit mbi rezervuarët e karburantit pranë aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit saudit, ku fluturimet u ndërprenë përkohësisht.

Banorëve të qytetit iu dha një alarm dhe iu të qëndronin brenda, alarmi i parë i tillë që nga një përshkallëzim i kohëve të fundit në konfliktin me Huthitët.

Në një deklaratë në internet, zëdhënësi ushtarak i rebelëve Huthi, Yahya al-Sarea, tha se një “numër i madh raketash balistike dhe lundrimi, si dhe dronësh” ishin përdorur për të sulmuar “vende të ndjeshme” në Riad dhe objektet e kompanisë shtetërore të naftës dhe gazit Aramco në Yanbu në bregdet.

Ai shtoi se sulmet ishin “në përgjigje të përpjekjeve kriminale të armikut saudit” për të synuar kryeqytetin e Jemenit, Sanaa. Më parë, Sarea akuzoi  Arabinë Saudite për kryerjen e 300 sulmeve ajrore në të gjithë Jemenin gjatë javës së kaluar.

Huthët janë të përfshirë në një luftë civile me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, e cila mbështetet nga Arabia Saudite.