Vettingu/ Zaganjori: Kam 40 vite pune, kam punuar me përkushtim

Postuar: 20/07/2018 - 16:38

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori pasi u përball sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për t’ju nënshtruar kështu vettingut, ka dhënë sot një deklaratë për mediat. Zaganjori pohoi se ishte njeri i ligjit, ndaj edhe kishte shkuar sot në seancë, ndërsa shtoi se për 40 vite karrierë ka punuar me përkushtim.

"Nuk është momenti për intervista. Jam njeri i ligjit, dhe erdha në proces. E kam mbështetur reformën në Drejtësi, ndaj kam respektuar KPK dhe kam dokumentuar gjithçka. Kam 40 vite pune dhe kam punuar me përkushtim", tha ai.

Teksa u pyet për faktin nëse kishte besim tek sistemi i drejtësisë, ai u shpreh se: "Nuk e di, atë do ta shohim, pasi të gjithë dokumentet qe kam pasur më është dashur që të shkoj në Gjermani".

Kryetari i Gjykatës së Lartë zotëron një pasuri familjare me vlerë rreth 58.7 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat ndër vite llogariten në 99.7 milionë lekë.

Relatorja e çështjes Pamela Qirko tha se sipas ILDKPKI, Zaganjori rezulton i pastër dhe pa probleme me pasurinë, por ka kryer deklarim të pasaktë për apartamentin në Tiranë dhe një dyqan.

Sipas KPK, ai ka shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit, duke gënjyer për vlerën e pronave. Deklaratat e Zaganjorit për pasuritë janë kontradiktore, pasi vlera e pronës së regjistruar në hipotekë, nuk korrespondon me atë reale. Ndërkohë, vendimi për Kryetari i Gjykatës së Lartë pritet të merret më 24 korrik.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Valbona Ndreu është nëna që mëngjesin e 8 gushtit kishte dalë me dy vogëlushet e saj, por që fatkeqësisht njërën prej tyre nuk e ka më.

Ambasadorja e Shqipërisë në Romë, Anila Bitrit në një lidhje telefonike për Ora News, tha se ka ndjekur me shqetësim ngjarjen dramatike n

   Shembja e urës ‘Morandi’ në Xhenova ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë.

   Mes personave që kanë përdorur sot urën Morandi në Genova, Itali ka qenë edhe avokati i njohur shqiptar Saimir Vishaj.

   Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kandidate për anëtare e Kësh

   Mijëra pushues janë dyndur drejt plazheve të Durrësit.

   OSHEE ka njoftuar sot se shumë zona të Tiranës do të kenë mungesë të energjisë elektrike, duke nisur që nga ora 09:00 e mëngjesit.

   Sipas Meteoalb, Shqipëria do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, kushte të cilat do të vijojnë deri në orët e pasd

   Plot 42 pasgoditje janë regjistruar nga Instituti i Gjeoshkencave që pas tërmetit me magnitudë 5.1 e shkallës rihter të ndodhur më dat

   Skenat e rënda të konfliktit të ditëve të fundit që u shënuan në terminalin e teageteve në Durrës si rezultat i vonesave të trageteve