Xhafaj: Procesi i Vettingut do të mbyllet brenda vitit

Postuar: 20/11/2017 - 13:51

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh se procesi i vettingut, do të mbyllet brenda vitit 2017. Në një deklaratë për mediat, pas konferencës së zhvilluar në kuadër të Ditës Botërore të Fëmijëve, ministri Xhafaj shpjegoi se si do të funksionojë ky proces. Ai theksoi se rezultatet e këtij procesi do të bëhen të ditura në vazhdimësi.

“Do të njiheni me dokumentin dhe analizën. Me synimin dhe shpresën dhe me asistencën ndërkombëtare që të mbyllet brenda këtij viti”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm u ndal edhe te procesi i vettingut brenda policisë. I pyetur se sa policë mund të largohen nëse nuk plotësojnë kriteret, apo rezultojnë me shkelje, ministri tha se:

“E kam shumë të vështirë të them se sa nuk do të plotësojnë kriteret e policisë së Shtetit. Mund të kesh informacione për njerëz të caktuar dhe të bësh një vetting të gjerë, me gjithë kërkesat është gjë tjetër. Le t’ia lëmë kohës”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Raporti i organizatës Transparency International, mbi shkallën e korrupsionit në botë e ka radhitur Shqipërinë në vendin e 91-të, duke

   Në dy ditët e fundit, pranë redaksisë së DurrësLajm kanë mbërritur video dhe foto të qytetarëve të përfshirë në aksidente rrugore për

   Reforma e Shërbimeve Administrative ka dhënë efektin e parë për të gjtihë qytetarët që përballeshin me radhët e gjata në Zyrat e Regji

   Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj prej dy ditësh ndodhet në Britani, ku ka pasur takim me zyrtarë të lartë.

   Në raportin e fundit vjetor të nxjerrë nga shërbimi sekret italian, shqiptarët kanë rezultuar kërcënim i madh për sigurinë vendase.

Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një shkak madhor për humbjen e jetës dhe plagosjeve në vendin tone.

Orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe reshje të përkohshme në të gjithë Shqipërinë.

Biznesmeni Idlir Karkini, miku i politikanëve është shpallur në kërkim nga prokuroria e Kavajës, pasi ka përvetësuar sipërfaqen e tokës,