106 kapsula kokaine janë nxjerrë nga stomaku i një 25-vjeçareje në Dehli.

Ajo u arrestua nga policia indiane më 14 maj në aeroportin e kryeqytetit, ndërsa ka qëndruar një javë në spital për të nxjerrë drogën me vlerë 734.000 dollarë.

Sipas policisë, e reja i ka përtypur kapsulat në San Paolo, Brazil dhe më pas është udhëzuar t’i dorëzonte ato në kryeqytetin indian.

Zyrtarët e departamentit të narkotikëve i thanë gazetës "Hindustan Times" se ky ishte numri më i madh i kapsulave të kokainës që ata kishin nxjerrë ndonjëherë nga trupi i një personi.