Një autobus ku po udhëtonin nxënës shkolle u përplas me një tren në veri të Indisë, duke shkaktuar si pasojë vdekjen e 13 fëmijëve.

Autobusi ishte duke udhëtuar nëpër një kalim hekurudhor i papopulluar kur ndodhi aksidenti. Nuk dihet ende se sa fëmijë po udhëtonin në total.

Ngjarja vjen disa javë pasi 24 fëmijë vdiqën kur autobusi i tyre ra në një humnerë në Himachal Pradesh.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Indi, shpesh për shkak të pakujdesisë ose rrugëve të pamirëmbajtura.