Kryeministri holandez Mark Rutte ka bllokuar ambicien e Bullgarisë për t’u bashkuar me zonën Shengen. Në Sofje, në krah të homologut Borisov Rute tha se Bullgarisë i duhet më shumë punë për të përmbushur kriteret për t’u bashkuar po ashtu me Eurozonën.

Mediat botërore e konsiderojnë këtë një dush të ftohtë ndaj shtetit që drejton këto gjashtë muaj presidencën e BE-së.

Bullgaria dhe Rumania, të cilat u bashkuan me Bashkimin Europian në vitin 2007, iu dhanë “dritën e gjelbër” nga Komisioni për t’u bashkuar me hapësirën pa kufij të Shengenit në vitin 2010.

Megjithatë, këtë vendim e mbajnë të bllokuar nga Franca, Gjermania dhe Holanda. Pas deklaratës së Kryeministrit holandez ka replikuar ashpër ish-ministri i Jashtëm bullgar Solomon që i ka sugjeruar Borisovit të pengojë Mark Rutte të bëhet presidenti i ardhshëm i Këshillit Europian në vend te Donald Tusk në fund të vitit 2019. /Klan Plus/