Mbështetësit e ISIS kanë kërcënuar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon nëpërmjet disa postimeve shqetësuese duke paralajmëruar sulme në Kupën e Botës.

Dy superstarët janë shfaqur në një imazh në një fushë stadiumi dhe xhihadistët që mbajnë thikat në qafat e tyre. Mbi foton, e cila është publikuar në rrjetin social Telegram nga një grup pro-ISIS, është vënë titulli i frikshëm “Toka do të mbushet me gjakun tuaj”.

Në një postim të dytë shihet një militant që mban diçka që i ngjan një mjeti shpërthyes në një stadium. Fotoja vjen me mesazhin: “FIFA World Cup Russia 2018-fitorja do të jetë e jona”.