Dora e djathtë e një djali të vogël mbeti e bllokuar në një shkallë lëvizëse ndërsa po luante vetëm në një qendër tregtare në jug-perëndim të Kinës.

Në ndihmë të vogëlushit i cili ishte lënë vetëm nga prindërit që po bënin shopping, shkuan njerëzit që ndodheshin në qendrën tregtare.

Pllaka e shkallës lëvizëse u hoq nga zjarrëfikëset të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje si dhe dërguan në spital vogëlushin.

Fillimisht ishte një djalë i vogël që shkoi për të ndihmuar fëmijën por dështoi në përpjekjen për ti nxjerrë dorën nga shkalla lëvizëse, e cila vazhdoi të lëvizte për 10 sekonda derisa disa të rritur u afruan për ta ndihmuar.