Trump ndërron mendje: Mund të takohem me Kim Jong-un…

Postuar: 25/05/2018 - 20:45

   Presidenti amerikan Donald Trump tha se takimi i tij me liderin e Koresë së Veriut, mundet ende të ndodhë më 12 qershor, pavarësisht se më herët ai e kishte anuluar atë.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Mund edhe të takohemi më 12 qershor. Ne po flasim me ta. Ata duan që takimi të mbahet dhe ne do të donim që ai të realizohej po ashtu”, i tha ai gazetarëve.

Një ditë më parë, ai fajësoi armiqësinë e hapur të Koresë së Veriut për anulimin e takimit të tij me Kim Jong-un. Lideri koreano-verior, tha më vonë se ishte i predispozuar të takohej në çdo kohë dhe në çdo mënyrë. Zëvendës ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Kim Kye Gwan, tha ndërkohë se vendimi i Trump për të anuluar takimin, ishte për të ardhur keq.

Takimi i 12 qershorit në Singapor, do të ishte i pari në të cilin një president amerikan në detyrë do të ulej në tryezë me një lider koreano-verior.

Detajet e takimit tashmë në pikëpyetje, ishin të paqarta, por ato do të fokusoheshin tek mënyrat e denuklearizimit të gadishullit korean dhe reduktimit të tensioneve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lufta ekonomike mes SHBA-së dhe Turqisë ka arritur kulmin.

Nuk reshtin problemet për Genova-n ku ka pllakosur një tragjedi e madhe pas shembjes së urës Morandi.

Policia në Xhakarta ka ekzekutuar dhjetëra persona, në vazhdën e një operacioni të përshkallëzuar kundër autorëve të dyshuar për krime jo

SHBA ka kërcënuar se do të vendosë me shume sanksione ekonomike ndaj Turqisë nëse nuk e liron pastorin amerikan.

 Në Iran, është përgatitur një projektligj i cili ndalon martesën e vajzave nën moshën 16-vjeçare me qëllim që t’i japin fund diskutimit

   Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ka bërë të ditu

   Një tërmet i fuqishëm ka tronditur sot Italinë, duke krijuar panik tek qytetarët.

   Pas asaj që ndodhi në Xhenova të Italisë, është ngritur alarmi dhe frika për gjendjen e infrastrukturës në të gjithë Evropën me eksper

   Ministri turk i financave, Berat Albayrak mbajti gjatë ditës së sotme një konferencë me investitorë globalë, ndërsa numri i pjesëmarrë

Një burrë dhe e fejuara e tij shpëtuan një foshnje, që gjendej e vetme në një makinë të nxehtë nga temperaturat e larta në Ohio.