Euro bie pas katër ditëve në rritje; Pse po ndodhin luhatjet

Postuar: 16/05/2018 - 14:00

Monedha e përbashkët ka shënuar sot një rënie të lehtë në tregun e brendshëm valutor. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 127.28 lekë, me një rënie të lehtë prej 0.02 lekësh.

Euro i është larguar nivelit më të ulët të 10 viteve të fundit, që u arrit më 9 maj, në nivelin e 126.86 lekëve.

Në krahasim me fillim e vitit, monedha e përbashkët është nënçmuar me gati 6 lekë, ose me 4.3%. Ndërsa në raport me mesin e vitit 2016, kur euro luhatej me 138-139 lekë dhe më pas filloi dhe rënia graduale po e qëndrueshme e monedhës së përbashkët, euro ka rënë me rreth 11 lekë, apo rreth 8%. Ekspertët pohojnë se ky forcim gradual i lekut ka ardhur si rrjedhojë e shtimit të ofertës në euro nga burime informale (të hyrat nga aktivitetet e paligjshme) dhe formale, si turizmi, apo burimet e tjera të eksporteve sidomos të shërbimeve, investimeve, remitancave etj.

Në muajt e parë të këtij viti, tkurrja e euros ka qenë më e fortë. Aktorët e tregut pohojnë se kanë ndikuar dhe transaksionet për konvertimin e kapitalit të bankave, që kanë qenë në proces shit-blerje nga euro në lekë.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar dhe zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, znj.Elisabeta Gjoni, e cila në një intervistë të fundit për Monitor ka pohuar se “Gjithashtu, nga informacionet në shtyp, publiku është njohur me vendimet e disa bankave për të konvertuar pjesë të kapitalit të tyre nga valuta në lek. Ndonëse ky është një veprim normal, plotësisht i mbështetur në kuadrin rregullator, që ka ndodhur edhe më parë, nuk përjashtohet mundësia që lajmi të ketë ndikuar në pritjet e agjentëve ekonomikë për ecurinë e kursit të këmbimit”. Por, ajo thekson se efekti i këtyre veprimeve, të cilat janë të rralla, është tërësisht i përkohshëm. “Për më tepër, bankat po tregojnë kujdesin e duhur që veprimet të shtrihen maksimalisht në kohë dhe të kryhen në momentet më të përshtatshme”, ka pohuar znj.Gjoni, raporton “Monitor”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më shumë se 30 për qind e makinave të regjistruara në vend mund të jenë potencial për të përfunduar tek grupi i automjeteve në fund të je

Rënia e monedhës së përbashkët nuk ka të ndalur.

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me rënie, duke zbritur në 127.04 lekë, 0.13 lekë më pak se në fund të javës së kaluar, sipas kursit

Drejtori i Tatim Taksave në bashkinë e  Durrësit, Luan Dajko, sqaroi në një prononcim për DurrësLajm se tarifa e taksës së pronës do të m

Në katër muajt e parë të vitit përmbarimi ka ekzekutuar tërësisht të paktën 104 raste gjobash të vendosura ndaj zyrtarëve dhe për të cila

Monedha e përbashkët i është kthyer sërish rënies relativisht të fortë në tregun e brendshëm, pas një javë pozitive, duke sinjalizuar se

Të punësuarit shqiptarë deklarojnë se punojnë 48 orë në javë, sipas një sondazhi të fundit të Komisionit Europian, që ka matur cilësinë e

Shqipëria është vendi ku qytetarët e saj perceptojnë që kanë cilësinë më të ulët të jetesës në Europë, janë gjithashtu më të palumturit,

Makinat e luksit me kapacitet 6+1, që kushtojnë më shumë se 5 milionë lekë, nuk do të mund t'i shpëtojnë dot taksës së luksit.

Monedha e përbashkët ka nisur javën duke u çmuar në tregun vendas.