Krahu i punës në Shqipëri, më të lirët në rajon dhe BE

Postuar: 12/04/2018 - 13:36

Krahu i lirë i punës llogaritet të jetë më i lirë në rajon dhe BE. Kosto orare mesatare për një të punësuar në Shqipëri llogaritet të jetë rreth 2.3 euro, rreth 12 herë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian. Të dhënat janë marrë nga INSTAT për Shqipërinë dhe Eurostat për vendet e tjera të Europës.

Krahasuar me vendet e rajonit, kostot orare e punës llogaritet të jetë 1.2 euro më e lirë se në Maqedoni, ku një orë pune kushton 3.5 euro. E treta më e lirë për sa u përket kostove është Bullgaria, ku një orë punë krahason 4.9 euro.

Në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi, kostot orare të punës janë më të larta se 5 euro. Në Serbi, kosto mesatare orare është 5.1 euro, në Malin e Zi 5.3 euro, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë 5.8 euro.

Sipas të dhënave të Eurostat, mbi kostot orare mesatare të punës, Europa Lindore dhe Qendrore, në krahasim me Europën Perëndimore, janë më të lira. Ato luhaten nga 6 deri në 12 euro ora.

Më pas, për kosto të lirë punë, renditen vendet e Europës Jugore si Italia, Spanja, Greqia dhe Portugalia, ku kosto orare mesatare e punës varion nga 15 deri në 30 euro.

Më të larta kostot e punës janë në Europën Perëndimore, ku mesatarisht punësimi i një personi kushton nga 30 deri në 40 euro ora. Në Gjermani, kostot orare mesatare sipas të dhënave të Eurostat llogariten rreth 34 euro, në Francë rreth 36 euro/ora, ndërsa në Belgjikë 39.6 euro për një orë.

Europa Veriore ka kostot më të larta se e gjithë pjesa tjetër e Europës. Në Danimarkë, Islandë dhe Norvegji, ora mesatare e punës kushton mbi 40 euro.

Një i punësuar kërkon në Danimarkë mesatarisht 42.5 euro në orë, po aq edhe në Islandë. Vendi më i shtrenjtë i Europës për sa u përket kostove orare të punës është Norvegjia, ku mesatarisht një i punësuar paguhet mbi 50 euro ora. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Monedha e përbashkët europiane ka ndalur rënien përkundrejt lekut.

Euro e ka nisur këtë javë duke u nënçmuar në raportet e këmbimit me lekun.

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë organizoi më datë 13 qershor, në kuadër të zbatimit të planit të veprimit për sezonin, një takim me op

Kursi i kembimit duket se është stabilizuar gjatë ditës së sotme, pas luhatjve te forta në tregun vendas.

Sot në orën 17:00 do të nisë ndeshja e parë e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 dhe janë pikërisht, të zotët e shtëpisë, Rusët që do

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve ka njoftuar të gjithë individët që shfrytëzojnë shtëpitë apo apartamente për t’i dhënë me qira, të d

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie në tregun e brendshëm gjatë ditës së sotme, për të dytën ditë radhazi, duke arritur në 126.1

Monedha e përbashkët europiane ka pësuar një zhvlerësim të fortë sot ndaj lekut vendas.

Shqiptarët që punojnë jashtë vendit po sjellin sërish më shumë para për të afërmit e tyre.

Monedha e përbashkët e ka nisur këtë javë me rritje në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore.