Shqiptarët u rikthehen ëmbëlsirave; rritet importi i sheqernave por edhe obeziteti

Postuar: 07/03/2018 - 09:47

Nuk është e panjohur se konsumi i lartë i sheqerit nuk është i mirë për shëndetin. E tepruara me sheqerin sipas studimeve sjell shqetësime në të gjithë organizmin, si dhe është një ndër faktorët kryesorë për t’u prekur nga diabeti dhe obeziteti.

Edhe pse pasojat negative në shëndet janë të njohura nga të gjithë, importet e sheqernave shënuan rritje përgjatë 2017-s, ku sipas të dhënave të INSTAT janë importuar rreth 83.8 milionë kg sheqer dhe produkte të tij, apo 5.5 miliardë lekë. Krahasuar me një vit më parë importet e sheqerit janë rritur me 33 për qind. Në 2016-n sasia e imorptuar në kilogramë ishte rreth 62.8 milionë kilogramë. Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, një shqiptar ka konsumuar mesatarisht rreth 29.9 kg sheqer e produkte të tij gjatë 2017-s.

Konsumi i sheqerit për frymë ka ardhur në rritje. Sipas të dhënave nga indiansugar.com, ky tregues në 2009, ishte 25 kg, viti i cili kishte edhe sasinë më të ulët të importuar.

Për periudhën nga 2005-2017, 2008-a mban rekord për sasinë e importuar me 91.5 kilogramë. Më pas importi erdhi me rënie, duke u luhatur në sasitë 50-60 milionë kilogramë, teksa shqiptarët filluan të tregoheshin më të kujdesshëm për shëndetin. Në vitin që lamë pas, importet u rikthyen përsëri në rritje, i shoqëruar dhe me një shtim të lokaleve që tregtojnë ëmbëlsira, të cilët janë kthyer në modë dy vitet e fundit.

Në rritje dhe obeziteti
Obeziteti është cilësuar si sëmundja e shekullit dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetit është më shumë se dyfishuar nga 1980-a, duke marrë përmasa epidemike.

Pas një rënieje në Shqipëri deri në vitin 2014, ai është rritur sërish ndjeshëm dy vitet e fundit, duke paralajmëruar shtimin e një sërë sëmundjeve të lidhura me të, ku më kryesori është diabeti.

Nga të dhënat më të fundit të publikuara nga CIA World Fact Book, prevalenca e obezitetit tek të rriturit në Shqipëri arriti në 21.7% të popullsisë në vitin 2016, nga 18.1% që ishte ky tregues në 2014-n, duke u renditur në vend të 74-t, nga 180 vende ku ka të dhëna të vlefshme. Në krahasim me 2014-n, kur kishim prevalencën më të ulët në rajon për sa i përket obezitetit, Shqipëria renditet tashmë në vendin e tretë. Në vendin e parë me prevalencë më të lartë është Mali i Zi me 23.3%.

Të dytët me normë më të lartë janë maqedonasit, ku sipas të dhënave për vitin 2016, prevalenca e obezitetit ishte 22.4%. Ndërsa më elegantët e rajonit janë boshnjakët me 17.9% dhe serbët me 21.5%.

Indeksi i Masës Trupore (BMI) përllogaritet duke pjesëtuar peshën e një personi në kg me gjatësinë e tyre në katror dhe është një tregues nëse personi ka një peshë të shëndetshme apo jo. Nëse indeksi i masës trupore është mbi 25 tregon mbipeshë, mbi 30 tregon obezitet dhe mbi 40 tregon obezitetin patologjik.

Diabeti, rritet dukshëm prevalenca
Niveli i standardizuar i vdekshmërisë nga diabeti në Shqipëri në vitin 1990 ishte 3.5 për 100,000 banorë, u shfaqur jashtëzakonisht i ulët, i cili mund të shpjegohet me dietën e shëndetshme dhe aktivitetin fizik gjatë regjimit komunist. Por, të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në vitin 2014, prevalenca e diabetit ishte rritur ndjeshëm, në 16.8 për 100 mijë banorë.

OBSH: Sheqeri armiku i trupit
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sheqeri për shëndetin paraqitet më i dëmshëm se kolesteroli i keq. Në dietë na vjen sidomos nga pijet që përmbajnë sheqer, ëmbëlsirat dhe ushqimet e paketuara.

Sipas specialistëve, faktori kryesor që ndikon drejtpërdrejt në mbipeshë është kequshqyerja. Kufizimi në përdorimin e tyre zvogëlon rrezikun e diabetit dhe obezitetit dhe parandalon kariesin.

Jetët tona janë shumë të ëmbla. Ne kemi nevojë të reduktojmë sheqerin. Një lugë çaji në dy është shumë më tepër se ajo që kërkon trupi ynë. Kjo është arsyeja se pse Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sapo ka botuar linjat e saj të guidës, me rekomandimin për të reduktuar sasinë e ëmbëlsisë në kafe, por infiltruar në një mënyrë pak a shumë dinake edhe në kos, lëngjet e frutave, pijet e gazuara, drithërat për mëngjes, dhe biskotat dhe merendave. Në këmbim të një diete më të hidhur do të jetë më e lehtë të mbani peshën e duhur, për të parandaluar diabetin dhe duke iu përmbajtur rreptësisht direktivave – zhdukur deri kariesin. Rekomandimet e OBSH bazohen te mjalti dhe ato sheqernave të tjera të lira: atyre të shtuar gjatë përpunimit të ushqimit.

Nuk ka limit për frutat, perimet dhe qumështin. Qëllimi është të mos kaloni 50 gramë në ditë, ekuivalente me 200 kalori dhe 10-12 lugë çaji, nëse do të ishte e lehtë për të hamendësuar përmbajtjen e produkteve industriale (në SHBA 8 produkte në 10 në supermarket janë të ëmbëlsuara). Një kanoçe pije me gaz përmban 10 lugë sheqer, një lëng 5, drithërat e mëngjesit gati 4 dhe disa lugë çaji gjenden në kosin me fruta. Për të arritur kuotën prej 12 (baras me 10%të kalorive të përditshme) është pra më e lehtë nga sa mund ta mendojmë, edhe duke sakrifikuar që ta pimë kafen ‘shqeto’.

/Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Euro dhe dollari kanë humbur sot pikë në tregun e brendshëm, pas disa ditësh që valutat kishin shënuar një rritje të lehtë, por të qëndru

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar sërish sot se objekt i kontrollit për subjektet që operojnë në turizëm do të jenë biznese

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbledhjen e së mërkurës një leje ndërtimi për një kullë 21 kate mbi tokë dhe katër nëntoke

   Eurostat ka publikuar indeksin e nivelit të çmimeve në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate.

   Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike, OSHEE, është në situatë të vështirë financiare, një fakt ky qe e pranon vetë kompania

Monedha e përbashkët europiane ka ndalur rënien përkundrejt lekut.

Euro e ka nisur këtë javë duke u nënçmuar në raportet e këmbimit me lekun.

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë organizoi më datë 13 qershor, në kuadër të zbatimit të planit të veprimit për sezonin, një takim me op

Kursi i kembimit duket se është stabilizuar gjatë ditës së sotme, pas luhatjve te forta në tregun vendas.

Sot në orën 17:00 do të nisë ndeshja e parë e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 dhe janë pikërisht, të zotët e shtëpisë, Rusët që do