Si ndahet torta e fitimeve në ekonominë shqiptare, sektorët më fitimprurës

Postuar: 20/02/2018 - 08:25

Tregtia është sektori nga sigurojnë fitimet pjesa më e madhe e njerëzve në vend. Sipas të dhënave të Anketës Strukturore të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor”, fitimet e tregtisë në vitin 2016 arritën në 66 miliardë lekë (rreth 490 milionë euro), që përbëjnë gati 40% të gjithë fitimeve të gjeneruara në ekonominë vendase. Në tregti janë të punësuar gjithsej 68 mijë persona, nga të cilët 46 mijë janë të vetëpunësuar.

Tregtia është dhe sektori që qarkullon më shumë të ardhura në vend, me rreth 904 miliardë lekë, ose gati 50% të totalit. Por, të punosh në këtë sektor nuk është dhe aq fitimprurëse në raport me shitjet totale, pasi ndonëse qarkullon shumë para, në fund të ditës vetëm pak të mbeten në xhep. Norma e fitimit në shit-blerje është 7.3%, çka do të thotë që për çdo 100 lekë të ardhura, vetëm 7.3 lekë janë fitime.

Sektori i dytë janë shërbimet, që kanë gjeneruar 30 miliardë euro fitime (225 milionë euro) dhe ku janë të punësuar 80 mijë persona. Shërbimet i “shpërblejnë” më mirë të punësuarit në këtë sektor, pasi kanë shpenzime të ulëta dhe si rrjedhojë normën e kthimit më të lartë në ekonomi, me 18.2%.

Në vend të tretë është ndërtimi, i cili ka sjellë 195 milionë euro fitime. Pas shërbimeve, ndërtimi është sektori i dytë me normën më të lartë të fitimit në ekonomi, prej 12.3%. Në ndërtim janë të punësuar 38 mijë persona.

Industria përpunuese dhe transport-komunikacioni gjeneruan përkatësisht 18.3 dhe 13.3 miliardë lekë fitime, me norma prej 8.5 dhe 9.5%.

Nga energjia u gjeneruan 8 miliardë lekë fitime, me një normë prej 6.1%.

Kthim të lartë ka dhe akomodimi dhe shërbimi ushqimor, me 11.8%, ndërsa në vlerë absolute solli 5 miliardë lekë fitime.

Sektori i vetëm me humbje 2.9 miliardë lekë është industria nxjerrëse, si rrjedhojë e faktit që kompanitë nxjerrëse të naftës nuk deklarojnë ende fitime.

Në total, fitimet në ekonomi arritën në 165 miliardë lekë, me një normë kthimi prej 8.8%. Në krahasim me një vit më parë fitimet në vlerë absolute janë rritur me 5.1% ndërsa norma e fitimit ka shënuar një rritje fare të papërfillshme, teksa në 2015-n ishte 8.7%.

/Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Euro e ka nisur këtë javë duke u nënçmuar në raportet e këmbimit me lekun.

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë organizoi më datë 13 qershor, në kuadër të zbatimit të planit të veprimit për sezonin, një takim me op

Kursi i kembimit duket se është stabilizuar gjatë ditës së sotme, pas luhatjve te forta në tregun vendas.

Sot në orën 17:00 do të nisë ndeshja e parë e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 dhe janë pikërisht, të zotët e shtëpisë, Rusët që do

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve ka njoftuar të gjithë individët që shfrytëzojnë shtëpitë apo apartamente për t’i dhënë me qira, të d

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie në tregun e brendshëm gjatë ditës së sotme, për të dytën ditë radhazi, duke arritur në 126.1

Monedha e përbashkët europiane ka pësuar një zhvlerësim të fortë sot ndaj lekut vendas.

Shqiptarët që punojnë jashtë vendit po sjellin sërish më shumë para për të afërmit e tyre.

Monedha e përbashkët e ka nisur këtë javë me rritje në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore.