Pas aksidentit të autobusit që ndodhi në vendin e quajtur Dedesh, në Spitalin e Pejës janë dërguar për trajtim 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë rrugore.

Njoftimi nga Spitali i Pejës thotë se asnjë nga pacientët nuk është në rrezik për jetën dhe 25 pacientë janë duke u trajtuar nga bluzat e bardha.

“Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në fytyrë dhe pjesë të trupit”,thuhet në njoftim.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar.