Një tjetër rast dhunë në familje ka ndodhur në Memaliaj, ku burri 65 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia njofton se në pranga ra Ferik Myrtaj, 65 vjeç pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka  goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij shtetasen A.M, 57 vjeçe, banuese në Memaliaj.

57-vjeçarja ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal "Omer Nishani" Gjirokastër, jashtë rezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.