Është proceduar në gjendje të lirë një 29-vjeçar me inicialet A.S në Korçë.

Mësohet se 29-vjeçari ka dëmtuar derën e pediatrisë së Korçës me automjetin e tij. Pas ngjarjes autori është larguar, teksa po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi me automjetin që drejtonte, dyshohet se ka dëmtuar derën e pediatrisë të spitalit Korçë dhe më pas është larguar.