Një aksident masiv ka ndodhur para pak minutash në Tiranë, pranë zonës së quajtur “Komuna e Parisit”.

Siç shihet në videon e publikuar nga “Jeta Osh Qef”, disa automjete janë përplasur me njëra tjetren.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërkohe qe nga pamjet filmike duken qarte makinat e dëmtuara rëndë nga aksidenti.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

Po mbrëmjen e sotme, në kryeqytet u regjistrua një tjetër aksident, me një të vdekur dhe dy të plagosur.

Një këmbësor humbi jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri u dërguan me urgjencë në spital.