Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Një automjet tip Seat monovolum me targa AA 659 IG, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar sipër bordurës të trafikndarëses së autostradës.

Shkak paraprak dyshohet të ketë qenë lagështia e rrugës për shkak të reshjeve të shiut.

Nuk raportohet për persona të lënduar.