Policia e Durrësit ka ndaluar një 27-vjeçar nga Shijaku, që rezultonte i shpallur në kërkim.

Mësohet se shtetasi F.K. është dënuar nga gjykata e Durrësit me 10 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Ndërkohë, po një ditë më parë u ndalua shtetasi A.Z, vjeç 28, banues në Fier

Sipas policisë, ai akuzohet për vjedhjen me dhunë të shtetases E.P.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e dy bashkëautorëve.