Një aksident me plagosjen e një 76-vjeçari ka ndodhur në aksin rrugor Pushimi i Shoferit – Fier Shegan.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se Haki Lezo, 51 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin Ll.G, 76 vjeç, banues në Lushnje, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

I moshuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit, pas përplasjes u largua nga vendi i ngjarjes dhe u kap më pas nga shërbimet e policisë rrugore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.