Ditën e sotme, rreth orës 13:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Lundër, një shtetas ka hipur në shtyllën e një tensioni të lartë dhe tenton të dëmtojë veten.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Ambulanca dhe Zjarrëfiksja ku ka rezultuar se:

Në Lundër, pranë një qendre tregtare shtetasi S.D., ka hipur në shtyllën e tensionit të lartë dhe kërcënon se do të vetedëmtohet, pasi sipas tij ka rreshkitur toka dhe i ka dëmtuar shtëpinë.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po negociojnë për ta zbritur.