Policia italiane ka goditur një bandë të rrezikshme shqiptarësh që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të kokainës. Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane Në kuadwr tw operacionit policor “Belleza”, agjentët kanë arrestuar në Milano 8 persona, 7 shqiptarë dhe një italian. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Megjithatë raportohet se të gjithë këta shtetas ishin rezidentë në Vareze.

Ndërkohë, në një operacion të mëparshmë ishin arrestuar 7 persona të tjerë. Gjithashtu ishte sekuestruar mbi 43 kilogramë kokainë, 234 mijë euro dhe 3 makina që ishin përdorur nga korrierët për transportin e sasive të drogës në rajonin e Lombardisë. Mediat shkruajnë se hetuesit kanë bërë të mundur zbulimin e aktivitetit të tyre kriminal falë përgjimeve telefonike dhe ambientalë.

Hetuesit njoftojnë se sasitë e kokainës trafikoheshin nga Hollanda për në Itali.