Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në një lokal pranë prefekturës së qarkut.

Mësohet se është qëlluar nga rruga në drejtim të një lokali që shërben si pikë bastesh dhe raportohet e për një person të plagosur nga ngjarja.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e situatës.