Liliana Cingu dhe Rexhep Çeliku vlerësohen me dekoratën “Nderi i Kombit”

Postuar: 09/01/2018 - 11:41

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vlerësoi me dekoratën “Nderi i Kombit” dy emblemat e jashtëzakonshme të artit dhe kulturës së kombit shqiptar, dy figurat, dy personalitetet që me pasion, përkushtim, vetëmohim dhe punë të palodhur janë kthyer në simbole mbarëkombëtare:

Perëndeshën e valles” Liliana Cingu, në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si soliste me nivel të lartë artistik dhe mjeshtëri të veçantë në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit si dhe përçimin e folklorit tonë tek brezat e artistëve të rinj” si dhe “Shqipen fluturuese”, Rexhep Çeliku, në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj.

Gjatë fjalës së tij drejtuar të pranishmëve, mes të cilëve ishin miq, kolegë e familjarë të dy artistëve, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, kreu i KLSHsë Bujar Leskaj, deputetë e personalitete të artit e kulturës, presidenti Meta u shpreh se Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku kanë dhënë gjithçka nga jeta e tyre që vallja jonë popullore të duartrokitej e të ngrinte peshë zemrat e te gjithë shqiptarëve, kudo në botë. 

Solistja Cingu duke shprehur mirënjohjen vuri në dukje se puna të bën që ta ndajë këtë vlerësim e t’ua dedikojë koreografëve, pa koreografitë e të cilëve apo perlat e tyre të valleve nuk do të ishte askush në skenë. 

Koreografi Rexhep Çeliku, pasi mori në dorëzim dekoratën e lartë nga presidenti vuri në dukje se ky vlerësim ishte shumë i vlefshëm jo vetëm për atë, por për të gjithë kolektivin e ansamblit popullor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Janë shpallur fituesit e festivalit të 4-ët të instrumentistëve midis shkollave 9-vjeçare të rrethit Durrës, organizuar nga sektori i vep

Premiera "Komedia që shkon për dreq" me regji të Driada Dervishit hap sezonin e ri teatror në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

   Konkursi “Imagine” në Suedi, është një konkurs muzikor për të rinjtë e moshës nga 13 deri në 21 vjeç.

   Këtë fundjavë, artdashësit durrsakë kanë mundësi të ndjekin në teatrin “Aleksandër Moisiu” projektin e rradhës së artistes Keti Bashhy

   Ka startuar në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu” festivali i 4-ët i instrumentistëve midis shkollave 9-vjeçare te rrethit Durrës

   Qyteti i Durrësit nderon kolosin e pikturës Ibrahim Kodra, në 100-vjetorin e lindjes, duke zhvilluar disa aktivitete të ndryshme.

Dhjetëra nxënës të shkollave të mesme në Durrës kanë marrë pjesë në ekspozitën "Turizmi dhe Riciklimi".

Prej vitesh një prej autoriteve të arkeologjisë dhe letërsisë shqiptare Moikom Zeqo është duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë.