Piktori i njohur Ali Oseku, një prej artistëve më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit, u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Ai lindi në Tiranë në 1944, në një familje me origjinë nga Gjakova.

Liceun artistik e mbaroi në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Pas studimeve, artisti filloi punë si skenograf në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Piktori solli frymë të re në skenografitë e shfaqjeve që ai projektoi.

Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979. Pas viteve ’90, ishte një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase.