Ditën e sotme e gjithë vëmendja është e përqëndruar në dasmën mbretërore në Angli mes Princit Harry dhe aktores amerikane Meghan Markle.

Shumë nga vipat shqiptarë e kanë komenuar këtë event hap pas hapi. Një prej tyre ka qenë edhe blogerja e njohur Armina Mevlani. 

Përveç komenteve mbi paraqitjes së nuses ajo ka publikuar një story në rrjete sociale, e cila duket si një mesazh për partnerin e saj, djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.

“Nëse bashkëshorti nuk qan kur të më shohë mua siç bëri Princ Harry, atëherë nuk do të martohem me të,”– shkruan në postimin e Arminës. Epo mesa duket ky ishte një mesazh mjaft i qartë për Xenin.