Këngëtari i njohur durrsak, Zija Saraçi, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale një lajm të trishtë.

Me një postim në Facebook, Saraçi njofton se sytë e tij prej kohësh janë dëmtuar shumë dhe për këtë arsye, ai është këshilluar nga mjeku të reduktojë ndjeshëm qëndrimin para kompjuterit.

Por ndërsa po përgatitet për një projekt artistic, Saraçi shkruan se “vazhdimisht do kontrolloj faqen time të Facebookut për tu këthyer përgjigje miqve, të cilët më duan dhe i dua, më ndjekin, më përshëndesin, më shkruajn dhe dëgjojn vazhdimisht këngën time. Kjo është e vetmja mënyrë për mos të ngelur në vetmi. Me ju është lidhur pazgjidhmërishtë jeta ime”.

Këngëtari durrsak Zija Saraçi është bërë i njohur me këngën "Kënga e marinarit" dhe ka qenë një emër i njohur i muzikës, sidomos në vitet 1970-1980.

Postimi i plotë i Zija Saraçit:

TË DASHUR MIQ. PREJ KOHËSH KAM DASHUR T’JU SHKRUAJ. 
Sytë e mi janë në një gjëndje të vështirë shëndetësore, prej kohësh i mbaj në funksion me ilaçe për të ruajtur presionin normal të tyre. Jam i këshilluar nga mjeku i familjes të kufizoj shumë ndejtjen para kompjuterit. Do më duhet të sforcohem për të vazhduar të realizoj një projekt shumë të rëndësishëm për artin dhe artistët Durrsak, të cilëve ju lutem gjithashtu të më flasin kur më shofin apo ndrrohemi në rrugë. Vazhdimisht do kontrolloj faqen time të Facebookut për tu këthyer përgjigje miqve, të cilët më duan dhe i dua, më ndjekin, më përshëndesin, më shkruajn dhe dëgjojn vazhdimisht këngën time. Kjo është e vetmja mënyrë për mos të ngelur në vetmi. Me ju është lidhur pazgjidhmërishtë jeta ime. Ju paça mirë të gjithëve.