Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati akuzon opozitën se po pengon çeljen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, deputeti socialist është ndalur tek audio përgjimi i publikuar nga PD, i cili implikon vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës.

Ai tha se “Përgjimi është komplet i pavërtetuar”, teksa shtoi se “opozita po i bën reklamë të keqe Shqipërisë në prag të hapjes së negociatave”.

“Opozita kundërshtoi Fatmir Xhafajn që kur u emërua ministër i Brendshëm. Kështu që qëndrimi i tyre duke kërkuar dorëheqjen e tij, është politik. Kontriburi i Fatmir Xhafajt është thelbësor për reformën në drejtësi”, u shpreh deputeti Bushati.