Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se po punohet që Gjermania dhe Franca të bindet që në Qershor të votojnë pro rekomandimit që KE për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Duke folur për Zërin e Amerikës, Bushati thotë se vizita e kryeministrit Edi Rama në Gjermani ku do të takojë kancelaren Angela Merkel, do jetë një mundësi më shumë për të bindur këtë vend për një vendim pozitiv.

Po ashtu, nga ana tjetër, ministri i Jashtëm thotë se do të ketë edhe takime informuese me shtetin e Francës, e cila kërkon më shumë detaje për progresin që është bërë me Reformën në Drejtësi.

Jemi në një komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet anëtare të BE. Besoj se vizita e Ramës në Gjermani, e takimet që ai do të zhvillojë, duke filluar nga kancelarja Merkel, do të jetë një shtysë në këtë drejtim. Do të krijojmë kontakte për progresin e reformës në drejtësi edhe me Francën që kërkon më tepër informacion dhe kërkon që ta shfrytëzojë kohën e mbetur para se të marrë një vendim”, u shpreh Bushati.

Edhe pse KE mori vendimin për rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave do të jenë vendet anëtare, të cilat do të vulosin përfundimisht në Qershor nëse Shqipëria do të hapë negociatat me BE. /VOA