Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, programi i paraqitur ditën e hënë nga kryeministri Rama, është “program batutash”.

Monika Kryemadhi tha se administrata e Ramës, shtrydhi shqiptarët e mbrojti oligarkët e tij. 

“Nuk do të kemi strategji qeverisëse për shëndetësinë falas, rritjen e pensioneve dhe sigurisë njerëzore. Edhe debatin për programin kryeministri e ka prishur duke mos prezantuar program. Të ardhurat në xhepat e shqiptarëve janë po aq sa 10 vite më parë, ndërsa qeveria flet për rritje. Çmimet janë rritur dhe shqiptari blen më pak. Administrata tatimore nxori dhjamë nga pleshti duke shtrydhur nevojtarët, ndërsa oligarkët ngelën të patrazuar në evazionin e tyre fiscal. Kryeministri ka merak si të drejtojë opozitën me diversione dhe shantazhe”, ndërsa e mbylli fjalën e saj duke e quajtur programin një “tallje arrogante me shpresën e humbur të shqiptarëve.”- shtoi kreu i LSI-së.