Pas deklaratës së kryeministrit Rama për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Vasili shkruan në Facebook se, në një kohë kur vendi është mbërthyer nga papunësia, varfëria dhe krimi, Rama bën deklarata të tilla për të larguar vëmendjen nga plagët e thella të shoqërisë shqiptare.

POSTIMI I PLOTË

Shqipëria digjet kryeministri krihet.

Shqipëria është mbërthyer në darën e papunesise, varferise dhe pasigurise publike te rende ku cdo dite ndodhin vrasje e grabitje.

Kryeministri keput njeren idiotesi pas tjetres, qe publiku te heqe vemendjen nga plaget e thella te shoqerise shqiptare.

BE ne Bruksel reagoi per idiotesine e kryeministrit per “presidentin kooperativist te shume shteteve”, ndonese ne fakt eshte kohe e humbur te merresh me të.

Çudia e madhe kjo BE ne Tirane. Ndersa flet edhe ne mes te nates per pune qe nuk i perkasin fare hesht e ben piknik kur duhet te flase.

Shyqyr qe eshte Brukseli te pakten….se keta te BE ne Tirane jane me te rendesishem dhe nuk kane kohe….