Pas Vlorës, Fierit, Gjirokastrës, Skraparit e disa njësive të tjera vendore këtë të enjte 4 këshilltarë bashkiakë të kësaj force në Shkodër kanë lajmëruar publikisht bashkimin me Partine Socialiste.

Arsyeja është e njëjta, koalicioni me PD është një koalicion antishqiptar dhe këtë sipas tyre e provojnë kontratat e lobimit të Lulzim Bashës me kompani me pronarë rusë.

"Qytetarët e Shkodrës e dinë fort mirë çdo të thotë kthim nga lindja, pasojat që ka dhe u sjell atyre në kujtesë ditë të errëta. Kemi kërkuar votën e qytetarëve të Shkodrës që tu shërbejmë interesave të qytetit dhe jo interesave të influencave të huaja. Deklarojmë sot përfundimisht largimin nga grupi i këshilltarëve të LSI, largimin nga politika anti-shqiptare e Lulëzim Bashës dhe të koalicionit LSI-PD të bekuar nga qarqet pro-ruse që kërkojnë të marrin peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë."