Vdekja e 10 foshnjeve në maternitet, Berisha publikon mesazhet e mjekëve: Krim makabër!

Postuar: 13/01/2018 - 12:46

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit tronditës për vdekjen e foshnjave në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, të bërë publik nga denoncimi i deputetit demokrat, Bardh Spahia.

Berisha shkruan në Facebook, se ky është një krim makabër i ndodhur vetëm në vitet 1970 kur në të njëjtin maternitet ra një epidemi. Sipas tij, më e rëndë është fshehja e së vërtetës nga kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë.

STATUSI I PLOTË

Noriega dhe ndrikull Manastirliu fshehin një krim makabër që ka ndodhur vetëm në vitet 1970!
Të dashur miq, lajmet e këtij fillim viti nga materniteti “Koço Gliozheni” janë lajmet me tronditëset që vijnë nga ky maternitet që nga fillimi i viteve ‘70 të shekullit që kaloi.
Burime të brendshme informojnë se vetëm në 10 ditëshin e parë të janarit, në këtë maternitet, nga 100 lindje vdiqën 10 të porsalindur. Pra i bie që vdekshmëria foshnjore të jetë 100 për mijë apo ndofta më e larta në botë.
Me tronditëse dhe kriminale është fshehja nga Noriega dhe ndrikull Manastirliu, të cilët me këtë akt antinjerëzor dëshmojnë ndjenjat e tyre kafshërore me të cilat mbajnë karriget e tyre. Kriminale është përgjigja e këtij institucioni ndaj denoncimit publik të deputetit demokrat Spahia. Rikujtoj këtu se në fillim të viteve 70 në të njëjtin maternitet ra një epidemi që mori brenda një kohë të shkurtër dhjetëra jetë të sapolindurish dhe klika diktatorit Hoxha e mbajti të fshehur nga publiku si sekret shtetëror.
I bëj thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEF të sjellin me urgjencë ekipet e tyre në Shqipëri për të zbuluar shkaqet e vdekjeve të pothuaj masive të foshnjave në maternitetin kryesor të vendit dhe fshehjen e kësaj situate katastrofale nga Noriega dhe Ndrikulla e tij!
Këtu me poshtë keni mesazhet nga mjekë dhe infermiere dixhital të maternitetit “Koço Gliozheni”! sb
“I nderuar Doktor! Jam mjek në Maternitetin “Koco Gliozheni”. Doja t’ju thosha që gjithçka ka denoncuar Zoti Spahia për gjendje në këtë maternitet është e vërteta lakuriqe madje ka dhe më keq. Zonja që u zgjodh të na drejtojë është pa asnjë ditë pune në spitalet publike ka punuar veç në klinika private. E ka bërë aq të pamundur punën aty për ne sa mjeku me të cilin punoja, gjinekologu më i mirë i yni e ndër më të mirët në Shqipëri doktor Arben Pepa u largua përfundimisht nga puna dha dorëheqjen nga mospajtimi me këtë situate. Kush ka ndërgjegje profesionale nuk punon në këto kushte. Me respekt..”
“Përshëndetje dr Berisha jam infermiere në repartin e obstetrikës se maternitetit “Koço Gliozheni”. Ju lutem informoni publikun për vdekjet e përnatshme dhe përditshme të bebeve në maternitetin tone. Reparti ynë është shndërruar në repart vdekje foshnjash dhe terrori ndaj nesh për të mbyllur gojën. Unë kam shumë vite që punoj por kjo gjendje nuk ka ekzistuar kurrë. Vetëm 10 ditët e para të janarit kanë vdekur 10 foshnje. Situata është dramatike”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, u shpreh se tepsia e Ramës është e vjedhur me paratë e drogës, ndërsa shtoi se ës

   Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi u takua me deputetin e Bundestagut gjerman Florian Hahn, zëdhënës i grupit parlamentar

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në një deklaratë për mediat lidhur me grabitjen e Prokurorisë së Durrësit në

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur menjëherë pasi ka dalë nga Kuvendi.

Opozita ka dorëzuar në Policinë e Tiranës kërkesën për zhvillimin e protestës së të shtunës. 

   Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me deputetin e bundestagut gjerman Florian Hahn, i cili

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shkruan se projektrezoluta e Rilindjes asgjësoi Këshillin K

Kryeministri Edi Rama është shprehur sërish me bindje se audio-përgjimi i pretenduar për vëllanë e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj,

Në fushatën e bërë kundër turizmit në disa vende europiane, Rusia ka futur edhe Shqipërinë.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka dalë para mediave, menjëherë pasi kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbaruar fjalën e tij në parlament