VIDEO/ "Me skemën e TVSH do falimentojmë", Basha me tregtarët e Kavajës

Postuar: 13/04/2018 - 12:31

Kreu i PD, Lulzim Basha i shoqëruar nga kreu i bashkisë së Kavajës ka zhvilluar një takim me tregtarët dhe bizneset në Kavajë për të diskutuar skemën e futjes së TVSH për bizneset e vogla. Tregtarët i janë ankuar kryedemokratit se e futja e skemes se TVSH po i falimenton.

Tregtari 1:

Basha: Si shkojnë punët, sa vite ke që merresh me tregti?
Tregtari: Kam 27 vite
Basha: Ke marrë vesh për këtë punën e TVSH?
Tregtari: Po kemi marrë vesh nga televizori, po ska ardhur njeri të na sqarojë. Unë mallin e marr me dokumente dhe me TVSH sipas formularit.
Basha: Po si biznes i vogël paguan TVSH?
Tregtari: Jo, ne kemi një ekonomist dhe paguajmë detyrimet
Basha: Po skema e TVSH të rëndon?
Tregtari: Po më rëndon, pasi ekonomia është e dobët
Basha: Sa e ke xhiron?
Tregtari: Sot nuk kam bërë xhiro.
Basha: Nëse ke kohë, hajde na u bashko.

Tregtari 2:

Basha: Keni marrë vesh që do ju fusin në skemën e TVSH?
Tregtari: E kemi marrë vesh dhe kjo është dëm për ne.
Basha: Do ju detyrojnë të rrisni çmimet?
Tregtari: Ose të falimentojmë dhe ta mbyllim.
Basha: Sa xhiro bëni?
Tregtari: Shumë pak
Basha: Unë po takoj tregtarët për t’i informuar se çfarë dëmi sjell skema e TVSH se shumica nuk e di. Me falimentimin e bizneseve të vogla përfitojnë oligarkët se qeveria dhe TVSH do ta japë me koncesion.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka i ka dalë në mbrojtje kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke shpërthyer në akuza ndaj kundërshtarëve t

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, ish-zëvendësministrja e Jashtme Edit Harxhi ka folur në emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tuf

Rrëzimi që Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike u bëri propozimeve të kritikëve të Lulzim Bashës për kufizim të mandatit të kryetarit

Edhe pse ndryshimet në statutin e PD-së një ditë më parë i hapin rrugë rikthimit të ish-deputetes Jozefina Topalli në kupolën drejtuese t

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kryetar i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH), ka reaguar pas vendimit të dhënë nga

Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një lajm të mirë për Shqipërinë dhe Kosovën.

   Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike nisi me tri mungesa të mëdha.

   Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD për ndryshimet në statut është miratuar propozimi që anëtarë të Këshillit Kombëtar të jenë

   Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, nëpërmjet një komunikimi nga profili i tij në Facebook, komenton mbledhjen e sotme të

   Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetin social atë që po ndodh me check up, ndërsa ka akuzuar Edi Rama dhe Vilma Nushin