Bombë në biznesin e bashkëshortes së Micotakisit në Greqi

Postuar: 12/02/2018 - 11:37

Një bombë artizanale është vendosur në biznesin e bashkëshortes së kryetarit të partisë opozitare greke, Nea Dhimokratia, Kyriakos Micotakis.

Sulmi ndodhi rreth orës 03.00 të mëngjesit, në rrugën “Taki”, në lagjjen Psiri të kryeqytetit helen. Sipas policisë lokale, sulmi u krye ndaj zyrave të biznesit të saj me veshje të markes “Zeus-Dhion”, me një bombë artizanale e përbërë prej një kallëpi dinamit dhe disa bombula gazi, të lidhura me një sahat.

Prej shpërthimit nuk pati dëme në njerëz, por vetëm fasada e godinës u dëmtua. Pas shpërthimit, në zonë mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat shuan zjarrin dhe pastruan zonën. Hetimet lidhur me ngjarjen i ka marrë në dorë antiterrori. Autoritetet besojnë se akti terrorist u krye prej grupeve anarkiste, të cilat, kohët e fundit kanë kërcënuar bashkëshorten e Micotakisit.

Mareva Grapovski-Micotaki është bërë objekt sulmesh politike edhe prej qeverisë, për shkak të implikimit të emrit të saj në një kompani “off shore”, por edhe në blerje pronash dhe transaksionesh bankare të dyshimta.

Deri në këtë moment, akti nuk është marrë përsipër prej asnjë organizate terroriste.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Projektligji për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë u miratua nga Komisioni për Çështje Evropiane në Kuvend, duke i hapur rrugë k

Kuvendi maqedonas miratoi propozim ligjin për marrëveshjen për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Policia greke ka arrestuar deputetin e Agimit të Artë, Kostas Barbarousis.

Bilanc negativ nga protesta e djeshme në Manastir të Shkupit, për emrin e ri të Maqedonisë.

Është nënshkruar marrëveshja historike për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Nga pala e Shkupit, përfaqësues që nënshkruajti ishte mini

Maqedonia dhe Greqia sot nënshkruajnë marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit.

Maqedonia dhe Greqia të dielën nënshkruajnë marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit.

   Këshilli i Shoqatës Europiane të Universiteteve në një takim të mbajtur në Bruksel, e pranoi aplikimin e UNS për anëtarësim të plotë n

Gazetari Stefan Cvetkoviç është zhdukur natën ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes.

   Gazetari dhe botuesi grek Stefanos Chios u arrestua nga policia mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 jashtë zyrave të gazetës së tij “Mak