Një person i panjohur hodhi një pajisje shpërthyese në ndërtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Podgoricë, konfirmoi Qeveria e Malit të Zi.

Sulmi ndodhi në orët e para të ditës së sotme, thuhet në njoftimin e postuar në “Twitter”.

“Një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Qeveria tha se pajisja e hedhur në ambasadë “ka shumë të ngjarë” të ketë qenë granatë dore dhe se hetimet janë në proces. Ambasada amerikane në Podgoricë po ashtu e konfirmoi sulmin për Shërbimin e Ballkanit të “Radios Evropa e Lirë”.

Policia tha se nuk i di motivet e sulmuesit vetëvrasës. “Ka ndodhur një incident”, tha një zyrtar i policisë për agjencinë “Reuters”, por nuk dha më shumë detaje. Fotografi i “Reuters”-it në Podgoricë tha se policia ka bllokuar rrugën ku ndodhet ambasada.

1