Një ish-deputet maqedonas dhe djali i tij janë dhunuar nga një grup personash. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Tetovë të Maqedonisë.

Ish-deputeti nga radhët e LSDM-së, Stojko Paunovski, u konfliktua me disa persona në qendër të qytetit, të cilët i bllokuan rrugën me makinë. Pas mesnatës, i njëjti grup personash kishin pritur poshtë banesës djalin e ish-deputetit.

At e bir janë dhunuar prej tyre dhe më pas njoftuan policinë, raporton agjencia e lajmeve INA. Autorët u larguan në drejtim të paditur, ndërsa nuk dihet nëse janë identifikuar nga autoritetet.

Ish-zyrtari dhe djali i tij shkuan për mjekim në spital pasi kishin pësuar lëndime. Hetimet vijojnë për të identifikuar dhe arrestuar autorët.