Gjashtë muaj nga vrasja e Ivanoviç/ Ç’ka ndodhur me hetimet, kush qëndron pas krimit?

Postuar: 16/07/2018 - 10:01

Sot bëhen gjashtë muaj që nga vrasja e liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviç. Dy muaj pas vrasjes së tij, hetimet për zbardhjen e krimit i mori në dorë Prokuroria Speciale e Kosovë.

Nënkryetarja e partisë të cilën dikur e drejtonte Ivanoviç, Ksenija Bozhoviç i ka thënë agjencisë së lajmeve "Beta", se askush nga familja apo miqtë e Ivanoviçit nuk ka marrë ndonjë informacion të ri nga hetimet lidhur me rastin.

"Ndërsa koha po kalon, ne po e shohim se e vërteta nuk i përshtatet as Qeverisë së Kosovës e as asaj të Serbisë, mirëpo as komunitetit ndërkombëtar", deklaroi Bozhoviç.

Tutje, ajo tha se, sipas saj, nuk ekziston vullneti që e vërteta mbi vrasjen e Ivanoviçit të zbardhet. "Është e qartë që nuk ka vullnet politik, sepse siç duket fajtori qëndron prapa tyre. Nuk shoh ndonjë arsye tjetër", u shpreh ajo.

Siç thotë Bozhoviç, i vetmi zhvillim i ri në këtë drejtim është takimi mes hetuesve nga Prishtina dhe Beogradi. Oliver Ivanoviç u vra më 16 janar të këtij viti përpara zyreve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Në 17 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev mbrojti sërish paktin me Greqinë për emrin duke thënë se

   Kancelarja Merkel ka dalë kundër zërave për ndryshim të kufijve, e sipas saj nuk mund të ketë rivendosje të kufijve në Ballkan.

   Vetëm pak ditë pas tragjedisë që ndodhi në Greqi, një tjetër ishull është përfshirë nga zjarret.

   Zyrtarët grekë njoftuan se një grua 57-vjeçare ka ndërruar jetë teksa ishte nën kujdes intensiv në spital.

   Në mesin e debatit për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Komisioni Europian shprehu mbështetjen për çfarëdolloj zgjidhjeje

   Tri persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Greqi, sipas njoftimit të Qendrës së Par

   Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka mbrojtur sërish tezën e rishikimit të kufijve me shqiptarët.

   Ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci për ndarje, shkëmbimin apo korrigjimin e kufijve e cila nuk po pranohet e nuk po mbështet

   Marko Gjuriç do të vizitojë nesër Kosovën.