Prej 18 janarit emigrantët shqiptarë nuk rinovojnë dokumentet në Greqi

Postuar: 01/02/2018 - 11:23

Që prej 18 janarit, mbetet i jashtë funksionit sistemi kompjuterik i Ministrisë së Politikës për Emigracionin në Greqi, duke bllokuar pajisjen me leje qëndrimi, procedurat e aplikimit apo rinovimit të dokumenteve për emigrantët shqiptarë ne Greqi.

Situata ka sjellë probleme për emigrantët që edhe njëherë gjenden “të izoluar” në burokracinë vendase. Konkretisht, gjatë këtyre ditëve do duhet të ishin depozituar kërkesat për rinovim për lejet që skadonin në fund të dhjetorit 2017.

Vonesa në këtë procedurë parashikon një gjobë të rëndë e pasoja të tjera, në lëshimin e lejes së re për emigrantin. Por prej 20 ditësh sistemi mbetet i bllokuar, dhe ende nuk është dhënë zyrtarisht ndonjë rrugëzgjidhje.

Shumë organizata për të drejtat e njeriut kërkojnë shtyrje 6-mujore të të gjitha lejeve të qëndrimit për të gjitha kategoritë e shtetasve të huaj, si e vetmja mundësi që të kalohet ky ngërç, i cili ka krijuar probleme në jetët e mijëra emigrantëve shqiptarë në Greqi./BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Presidenti serb, Aleksandar Vučić, ka shfrytëzuar ditën ndërkombëtare të shahut të flasë për Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Pas takimit të pasuksesshëm të mërkurën mes presidentit të Kosovës, Thaçi dhe atij serb, Vuçiç, shtypi gjermanofon i kushton vëmendje nge

   Mundësia për të patur një diplomë nga ndonjë prej universitetet më të njohura Europiane është e paçmueshme.

   Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi tha se Maqedonia nuk ka marrë ende vendim nëse do të vendosë masë reciprociteti,

Delegacioni kosovar i kryesuar nga presidenti Hashim Thaçi është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane në Dunningen, i cili mori jetën e tre shtetasve kosovarë. Valon

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në orën 09.49 të mëngjesit të sotëm në Janinë, sipas vlerësimit par

Shefi i Grupit Parlamentar të partisë opozitare “Dveri”, në Kuvendin e  Serbisë, Boshko Obradoviq, tha sot se procesi i zgjidhjes së çësh