Zhduket në Serbi gazetari

Postuar: 14/06/2018 - 19:44

   Gazetari serb, Stefan Cvetkoviç nga Bela Crkva është zhdukur mbrëmjen e kaluar, kanë bërë të ditur disa burime të agjencisë së lajmeve Beta.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka bërë të ditur se policia gjatë natës ka gjetur veturën e parkuar e cila mendohet të jetë e gazetarit Cvetkoviq.

Më pas kanë filluar edhe kërkimet për të.

“Në stacionin policor është bërë e ditur që në rrugën e Beogradit në Bela Crkva është gjetur një veturë e parkuar e tipit “Polo” e cila kishte të hapur derën nga ana e vozitësit si dhe dritën e ndezur brenda në veturë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku më pas është konstatuar se vetura i përket gazetarit Cvetkoviç, e cila në fakt është në pronësi të babait të tij”, bëhet e ditur në deklaratën e ministrisë së Punëve të Brendshme të Qeverisë së Serbisë.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se vetura kishte dyert e hapura si dhe afër saj është gjetur një orë dore e cila kishte rripin e këputur. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Mundësia për të patur një diplomë nga ndonjë prej universitetet më të njohura Europiane është e paçmueshme.

   Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi tha se Maqedonia nuk ka marrë ende vendim nëse do të vendosë masë reciprociteti,

Delegacioni kosovar i kryesuar nga presidenti Hashim Thaçi është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane në Dunningen, i cili mori jetën e tre shtetasve kosovarë. Valon

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në orën 09.49 të mëngjesit të sotëm në Janinë, sipas vlerësimit par

Shefi i Grupit Parlamentar të partisë opozitare “Dveri”, në Kuvendin e  Serbisë, Boshko Obradoviq, tha sot se procesi i zgjidhjes së çësh

   Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është takuar sot në Paris me homologun e tij francez, Emanuel Macron.

   Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur për një familje britanike, e cila kishte zgjedhur Greqinë për të pushuar këtë vit, por teksa duhej t

Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, është mbajtur konferenca për media e organizuar nga Nikola Sandulovuc, kryetar i Partisë Republikan