Gripi/ Situatë alarmante në Itali

Postuar: 18/01/2018 - 20:28

   Nga data 8 deri në 14 janar të këtij viti, 832 mijë italianë janë prekur nga gripi, ndërkohë që rreth 4 milionë banorë të vendit fqinjë kanë qëndruar në krevat për shkak të virozave. Statistikat dalin nga raporti i ri epidemiologjik Influnet, që është në varësi të Institutit Italian të Shëndetësisë.

Ky rekord i vendosur brenda një jave nuk regjistrohej që nga viti 2004. Më të prekur nga virozat janë fëmijët.

“Qarkullimi i virusit këtë vit është shumë shqetësues, është më i përhapur sesa në vitet 2009/10 kur u regjistrua një pandemi. Vetëm vitet 2004/05 mund të krahasohen me situatën e këtij viti”, thotë për Ansa hartuesi i raportit të Influnet, Antonino Bella.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ju vjen erë e keqe nga goja dhe keni karies të shpeshtë? Mund të jetë diabet.

   Ekspozimi ndaj temperaturave tepër të larta shkakton dy probleme në dukje të ngjashme. Bëhet fjalë për goditjen e diellit dhe lodhjen

Mos i hidhni asnjëherë lëvozhgët e vezëve, pasi është një burim i pasur i mineraleve.

Femrat koreane kanë gjithmonë këshilla për të dhënë për sa i përket kujdesin për fytyrën.

A keni menduar ndonjëherë pse gratë japoneze kanë gjithmonë lëkurë të bukur, pavarësisht moshës?

   Plazhet dhe pishinat janë vendet ideale për t’u shpëtuar ditëve të nxehta.

Ankthi është i trashëgueshëm, mund të transmetohet nga prindërit te fëmijët.

   Pijet e gazuara pa sheqer kanë sheqerna artificiale si aspartame që janë të lidhura ngushtë me obezitetin dhe diabetin.

Pas dyqaneve të marijuanës është radha e qendrave estetike që duket se po shfrytëzojnë benefitet e bimës për të pasur një lëkurë perfekte