Ecja me fëmijën tuaj është një nga gjërat më të bukura kur bëhesh prind. Kur ecni dhe mbani fëmijën tek dora duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si e bëni këtë.

Shpesh nuk informohemi për mënyrën se si duhet ta mbajmë një fëmijë. Nëse ne e shtrëngojmë shumë mund të jetë një rrezik për shëndetin e tij. Ekspertët këshillojnë prindërit që të mos ushtrojnë shumë presion te dora e fëmijës. Fëmijët e moshës 3 – 6 vjeç e kanë fituar aftësinë për të eksploruar në mënyrë të pavarur mjedisin që i rrethon. Në pjesën më të madhe të kohës ata nuk janë në gjendje të njohin rrezikun që u vjen dhe për këtë arsye duhet të jeni gjithmonë pas tyre.

Çfarë ndodh nëse e tërheq me forcë një fëmijë? Kockat e fëmijës, duke qenë se janë në një fazë të vazhdueshme të rritjes, janë akoma të brishta dhe tepër delikate. Kur një i rritur mban për dore një fëmijë mundohet ta mbajë sa më fort atë në mënyrë që ta drejtojë fëmijën atje ku ai do. Në këtë mënyrë rritet presioni që prindi ushtron te dora e fëmijës për ta mbajtur sa më afër. Por, mund të ndodhë që edhe pse prindi dëshiron ta mbrojë fëmijën me çdo kusht, ndodh ndonjë incident i pakëndshëm. Tërheqja ose shtrëngimi i fortë i dorës te fëmija mund të shkaktojë zhvendosje të kockave dhe të indeve.

Te fëmijët e moshës 2 deri në 6 vjeç, është shumë e dhimbshme nëse bëhet një zhvendosje e tillë. Për të korrigjuar dhe për ta vendosur përsëri kockën në vend duhet t’i drejtohemi një ortopedisti. Gjithashtu mund të ndodhë që prindi ushtron presion të tepruar mbi dorën e fëmijës, në mënyrë që të mos e lërë atë të shkojë ku ai dëshiron. Kujdes kur i tërhiqni fëmijët!