Pijet alkoolike mund të shkaktojnë dëm të përhershëm gjenetik

Postuar: 06/03/2018 - 10:17

Organizata Botërore e Shëndetësisë i klasifikon pijet alkoolike si kancerogjene të “grupit 1”, çka do të thotë se ka prova bindëse që mund të shkaktojnë kancer. Por studime të reja tregojnë se si alkooli mund të dëmtojë trupin nga ana gjenetike.

Disa nga ju ndoshta pitë një gotë më shumë për Vit të Ri. Ose ndoshta mjaftoheni me një gotë verë në mbrëmje. Studime të reja lënë të kuptohet se konsumi i pijeve alkoolike mund të shkaktojë dëm të përhershëm gjenetik.

“Një informacion që mungonte ishte se si saktësisht na shkakton dëm alkooli dhe studimet tona tregojnë se kur alkooli përpunohet nga trupi dhe shndërrohet në energji, akumulohet si toksinë që sulmon ashpër ADN-në dhe dëmton informacionin gjenetik që përbën kodin e jetës”, thotë K.J. Patel i Këshillit të Studimeve Mjekësore.

Toksina quhet acetaldehyde dhe prodhohet kur trupi konsumon alkool. Studimet tregojnë se mund të dëmtojë qelizat në mënyrë të pariparueshme.

“Kjo mund të ndodhë në nivelin e qelizës embrionale që është shumë e rëndësishme, sepse kjo lloj qelize prodhon shumë qeliza të reja dhe është qeliza rigjeneruese e trupit të njeriut”.

Ky dëm gjenetik mund të shkaktojë deri pasoja vdekjeprurëse në trupin e njeriut.

“Ne tregojmë se kromozomet nga këto qeliza shndërrohen në mënyrë të pakthyeshme dhe kjo është e rëndësishme sepse ndryshimi i kromozomeve ose ADN-së janë arsyeja themelore që qelizat plaken, ose transformohen në kanceroze”,thotë doktor Patel.

Trupi ka një enximë që e shpërbën acetal-dehyden-ën. Patel bëri një prove që të shihte se çfarë u bën alkooli qelizave që nuk e kanë atë.

“Tek minjtë, kur heqim enximën që pastron toksinën, si edhe këtë mekanizëm të riparimit të ADN-së, shohim që edhe sasi fare të vogla alkooli shkaktojnë dëm të jashtëzakonshëm tek qelizat që prodhojnë gjak”.

Po ashtu shumë njerëz kanë disa sisteme riparuese për ADN-në, por Dr. Patel thotë se konsumi i tepruar mund t’i dëmtojë linjat mbrojtëse dhe të shkaktojë dëm serioz gjenetik./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nga ironitë më të mëdha në këtë botë është se ndonëse oksigjeni është një nga elementët më të bollshëm të kësaj toke, miliona njerëz

   Stina e shumëpritur e verës kërkon një vëmendje më të madhe për kujdesin ndaj shëndetit.

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Cambridge në Angli, genet ndikojnë në vetminë dhe socializimin e një personi.

Duket se disa gjëra të cilat në përditshmëri nuk u kushtojmë aspak vëmendje nga ana shëndetësore, mund të rezultojnë fatale për ne.

   Me rritjen e temperaturave, freskinë e gjejmë tek pijet dhe lëngjet e ftohta.

Shumë njerëz që e vendosin kuletën në xhepin e pasmë të tyre por mjekët japin edhe arsye të tjera përse nuk duhet të mbahet kuleta në xhe

Anemia është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e hekurit ose si shenjë shoqëruese e një problemi tjetër shëndetësor.

Pema e frutit të bananes po rrezikon zhdukjen.

'Konsumimi i arrave rregullisht mund të përmirësojë spermën tek meshkujt', sipas një studimi.

Ushqimi është një nga gjërat më të bukura dhe të shijshme njëkohësisht që i dhurojmë vetes.