Dokumenti/ Kampi famëkeq i internimit ku veriorët mbaheshin të zhveshur

Postuar: 11/01/2018 - 12:47

Ish- kreu i Arkivit në ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një ekstrakt për një nga kampet më famëkeq të internimit në kohën e komunizmit, atë të Tepelenës.

Në këtë dokument të vitit 1951, specifikohet se kampin e internimit shumë njerëz mbahen pothuaj krejt të zhveshur pse janë nga Veriu.

STATUSI I PLOTË

1951/Të internuarit e kampit nr.4 në Tepelenë

Në raportin e datës 30 korrik 1951 për gjendjen në kampet e internimit, të punës dhe në burgje, të kryetarit të Degës së Kampeve e Burgjeve në Drejtorinë e Policisë Popullore, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sabri Sevrani, bëhet një përshkrim i përgjithshëm i gjendjes. Në atë kohë, në Shqipëri ishin vetëm dy kampe pune të detyruar, nr.1 në Podgorie dhe nr.2 në Peqin, disa kampe internimi dhe disa burgje. Për gjendjen e vështirë në kampin nr.4 të Tepelenës, mjafton të lexohet pjesa e mëposhtme:
"Kampeve të internimit, të punës dhe një pjesë e të burgosurve që kanë shumë vjet në burgje, në lidhje me veshmbathjen, nuk u është dhënë asgjë deri më sot në bazë të ligjit nr.1188, datë 5.12.1950, ajo që u takon. Në kampin e internimit të Tepelenës kemi një sasi njerëzish që janë pothuaj krejt të zhveshur pse janë nga veriu dhe se kanë një pjesë të gjatë që rrinë në kampe (u duken mishrat). Qëndrimi i tyre i zhveshur nuk bën qëndrim të mirë politik.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aktivist homoseksual shqiptar është larguar drejt Britanisë së Madhe për të jetuar, pas kërcënimeve që kishte marrë në Shqipëri.

   Asnjë përshkrim sado i ndjeshëm dhe i vërtetë qoftë nuk mund ta shprehë vuajtjen dhe dhimbjen e dy motrave të sëmura e prindërve të ty

   Monda Qyshka është mësuese pikture në një institucion privat. Është nënë e katër fëmijëve, dy djem dhe dy vajza.

Tirana renditet në vendin e 211-të nga 327 qytete të marra në studim sa i përket krimit, sipas indeksit të krimit të Numbeo, një nga baza

Shkon në 13 numri i të prekurve me fruth në pediatrinë e QSUT.

Portali “Mësues për Shqipërinë” merr dimension të ri dhe formësohet duke shtuar më shumë transparencën dhe besimin, se vetëm përmes tij m

Aplikimi për leje qarkullimi ndërkombëtare është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve/bizneseve të aplikojnë online, si d

Një 25-vjeçare denoncon në emisionin “Stop” përvojën e tmerrshme, me të cilën po përballet që nga lindja e saj e dytë në maternitetin e D

Ditën e sotme, në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit është çelur zyrtarisht kursi i gjuhës kineze.

Presidenti i Urdhrit të Infermierëve ka dhënë alarmin e largimit të infermierëve profesionistë dhe fizioterapistëve nga qarku i Durrësit